Fëmija ngel i mbyllur brenda shtëpisë në kat të 6-të. Ndërhyn policia e zjarrfikësit

Një fëmijë është nxjerrë sot nga banesa, pasi kishte mbetur i mbyllur dhe prindërit nuk i kishin çelësat. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia thotë se, në mesditë ka ardhur një telefonatë se në katin e 6-të të një pallati në Lagjen “Partizani” një fëmijë 5 vjeçar kishte mbetur brenda në banesë. Menjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë dhe shërbimet e zjarrëfikses. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë në bashkëpunim me zjarrëfiksen, në kohë reale u bë e mundur hapja e derës në katin e 6 të pallatit në Lagjen “Partizani” ku ndodhej fëmija 5 vjeçar. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe prindërve që të jenë më të kujdesshëm para se të dalin nga banesa. Policia e Elbasanit gjen rastin të falënderojë qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të telefonojnë për çdo rast në numrin pa pagesë 129.

Artikulli paraprakFLETUSHKA KUNDËR EMIGRANTËVE, PËRFSHIRË SHQIPTARËT DHE KOSOVARËT
Artikulli tjetërDROGË NË LAZARAT, ZBULOHET KOPSHTI I KANABISIT