Neymar ka mohuar se ishte mërzitur për zëvendësimin gjatë fitores së Paris Saint-Germain ndaj Rennes në kampionatin francez dhe ka shpjeguar momentin me tifozin e ri, një fëmijë që arriti të hynte në fushë.

Neymar është zëvendësuar në minutën e 91-të në “Roazhon Park” dhe një tifoz që shpërtheu në lot ka hyrë në fushë për të takuar idhullin e tij, duke marrë fanellën e sulmuesit të Paris Sën Zhermen si shpërblim.

“Jam i lumtur me afeksionin që marr kur luaj, por akoma më tepër kur vjen nga një fëmijë, është më natyrale, është diçka e pastër”.

Fëmija ishte në lot teksa po takonte idhullin e tij, por rojet e stadiumit nuk ndërhynë për shkak të Neymar i cili u tha të qëndronin të qetë teksa po dilte nga fusha bashkë me të riun i cili ia doli që të ketë një kujtim të bukur që do e mbajë gjithë jetën e tij.