Një fëmijë nga fshati Qeramec është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacionet e para janë kontradiktore mbi shkaqet e gjendjes së rënduar të fëmijës, pasi mjekët janë shprehur se është goditur nga makina në oborrin e banesës, ndërsa policia thekson se ka qenë i sëmurë.