Fëmijët e kopshteve në qytetin e Shkodrës janë bërë pjesë e një aktiviteti aq sa argëtues po ashtu edhe informues për të vegjlit që u organizuar nga qendra e informimit e bashkimit europian. EUIC në këtë ditë të hapur që realizoi njohu fëmijët e vegjël me këndin e lojrave të BE-së që është “kid’s korner”.

Piraniqi thotë gjithashtu se patjetër që aktivitete të tilla kanë një ndikim tek fëmijët për t’i dhënë formimin e duhur në mënyrë që në të ardhmen të shmangin largimin nga Shqipëria për të kërkuar azil në vendet e Europës. Në muajin shtator aktivitetet sidomos për të rinjtë do të jenë edhe më sensibilizuese.Përmes mënyrës tërheqëse fëmijët e kopshteve morën informacion edhe rreth historisë së BE dhe simboleve të familjes së madhe europiane me qëllim edukimin e tyre me nocinet e BE që në këtë moshë.

PUBLICITET