Gjykata rajonale Solothurn-Lebern do ta riatdhesojë një kosovar 35-vjeçar. Ai kishte thyer vazhdimisht dyqane ushqimore. Megjithëse fëmijët e tij jetojnë në Zvicër, në këtë rast nuk vlen klauzola e rastit të vështirë. Kosovari është zhytur shumë në borxhe.

Në pranverën e vitit 2017, Kushtrim E. dy herë kishte hyrë nëpër dyqanet ushqimore në Grenchen për të vjedhur të holla, pako të cigareve dhe tiketa të lojërave të fatit. Gjykata rajonale në Solothurn-Lebern të martën e shpalli fajtor për vjedhje të shumëfishtë, dëmtim të pronës dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Për shkak se tani duhet të vuajë edhe dënimin e mëparshëm me kusht nga viti 2012, tani kjo ka rezultuar me një dënim të përgjithshëm prej 28 muajsh.

Ajo që është edhe më e komplikuar: Kosovari 35-vjeçar, në kohën e krimit ka pasur ndalesë pesëvjeçare për hyrje në Zvicër, të cilën Sekretariati Shtetëror për Migracion, i cili e kishte pezulluar për dy muaj, vetëm për shkak të një dërgimi. Përkundër dëbimit nga Zvicra, Kushtrimit i ishte lejuar të vizitonte tre fëmijët e tij biologjikë.

Që nga riatdhesimi Kushtrim E. ka jetuar në shtëpinë e prindërve të tij në Kosovë. “Nuk njoh shumë njerëz, atje nuk kam qenë kurrë më parë. Nuk ishte e lehtë për mua”, i tha ai gjykatës. Gjuha nuk ishte problem, por punë nuk ka mundur të gjejë asnjëherë. Financiarisht, ai ishte përkrahur nga nëna dhe miqtë e tij, transmeton albinfo.ch.
Gjatë pushimeve verore, fëmijët e kishin vizituar. “Por unë dua të jetoj përsëri këtu, të gjej punë dhe të përkujdesem për fëmijët e mi”, ka thënë Kushtrim E. kur u pyet se si e imagjinon të ardhmen e tij, përcjell më tej albinfo.ch. Kjo dëshirë madje do të mund t`i realizohej po qe se do ta kishte respektuar ligjin: Në mars të vitit të ardhshëm skadon ndalimi ekzistues i hyrjes në Zvicër. Por, porse ai e rrezikoi këtë shpresë me vjedhje, i pandehuri nuk ka mundur t’i shpjegonte gjykatës.
Në Zvicër, Kushtrim E. kishte ardhur si fëmijë, e kreu shkollimin dhe përfundoi një trajnim profesional. “Lartësia e dënimit është më pak e rëndësishme”, ka deklaruar mbrojtësi i tij.

“Në burg ai mund të ketë nën kontroll varësinë e tij ndaj heroinës dhe ka mundësi për të mbajtur kontakte me familjen e tij. Dëbimi nga Zvicra mund t`ia shkatërrojë jetën e tij. Fëmijët e tij do të duhej të rriteshin pa babanë e tyre”. Pra, ky është një rast i veçantë, i vështirë.

Duke pasur parasysh të dhënat e shumta kriminale, duke përfshirë edhe një grabitje, bilanci i Gjykatës rajonale Solothurn-Lebern ishte ende negativ.

“Interesi publik për të siguruar që ju të largohen nga vendi peshon më rëndë se sa interesi juaj personal për të qenë e mundur të jetoni me familjen”, ka konstatuar kryetari i gjykatës, Yves Derendinger. “Fakti që ju këtu keni një partner të jetës dhe tre fëmijë, do t`i plotësonte kushtet e rastit të rëndë nëse kjo ishte shkelja e parë.

Por rreziku i rikthimit është shumë i madh, gjë që dëshmohet nga e kaluara juaj. Vërejtja e mëparshme penale nuk ndihmoi, një paralajmërim nga Zyra e Migracionit nuk kishte efekt.

Edhe pse ju në Zvicër keni jetuar për 22 vjet, nuk e keni respektuar sistemin tonë ligjor dhe keni grumbulluar borxhe të mëdha”. Gjykata urdhëroi që Kushtrim E. pas vuajtjes së dënimit me burg prej 28 muajsh, të riatdhesohet për shtatë vjet.