Asylum seeker children from Mexico and Central America line up for their breakfast at Juventud 2000 migrant shelter in Tijuana on June 20, 2018. - US President Donald Trump said Wednesday he would sign an executive order to keep migrant families together at the border with Mexico, amid an escalating uproar over the separation of children from their parents. (Photo by GUILLERMO ARIAS / AFP) (Photo credit should read GUILLERMO ARIAS/AFP/Getty Images)

Shqipëria vazhdon të ushtrojë masa të forta në kufi mbi udhëtimin e fëmijëve, të cilët edhe nëse lëshohet një prokurorë përfaqësimi nuk mund të largohen jashtë vendit të pashoqëruar nga njëri prej prindërve, apo rrethi i ngushtë familjar.

Ky urdhër është në fuqi pa afat dhe po zbatohet që prej 1 gushtit të vitit 2017, atëherë kur vendet e Bashkimit Europian ngritën shqetësimin për fenomenin e azilkërkimit nga minorenët shqiptarë dhe braktisjen e tyre në qendrat e kujdesit social, pasi ishin deklaruar si të braktisur nga familja.

Në muajin maj, “Eurostat” numëroi 530 raste të tilla.

Braktisja e të miturve jashtë Shqipërisë vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për autoritetet e hetimit. E tillë është edhe çështja e një vajze, e cila është braktisur jashtë vendit, ndërkohë që vendbanimin e ka në Dibër.

Në gjykim është babai i saj, i cili e ka lënë vajzën në Belgjikë, pavarësisht se në një deklaratë ai pretendon se e kishte dorëzuar të bijën jashtë Shqipërisë për një kurim më të specializuar.

Për këtë fakt, A.Runa po gjykohet në mungesë për braktisjen e të bijës 13-vjeçare, pasi e kishte pajisur atë me pasaportë dhe e kishte nxjerrë nga Shqipëria.

Por, ndërsa ai u kthye pa të në shtëpi, Prokuroria thotë se e mitura vazhdoi udhëtimin drejt Anglisë, ku është pritur nga të njohur të familjes.

Ngjashëm si rasti i Andrea Runës, Policia e Shtetit ka referuar për hetime të mëtejshme në Prokurori 83 baballarë, që të gjithë nën gjykim për braktisje të fëmijëve.

Edhe pse shumica e tyre deklarojnë se i lanë fëmijët për një jetë më të mirë, sipas Kodit Penal, secili prej tyre rrezikon gjobë deri në 3 vite burgim.

PUBLICITET