Mënyra se si fëmijët nuhasin aromat e ndryshme mund të jetë baza e një testi për autizmin, raporton BBC Ky është rezultati i një studimi të kryer në Izrael. Njerëzit kalojnë më shumë kohë duke nuhatur aromën e një buqete me trëndafila sesa erën e keqe të peshkut të prishur. Por për fëmijët me autizëm duket se nuk ka ndryshim, shkruan BBC.

Studimi u krye me 36 fëmijë me autizëm nga Institutin e Shkencës Weizmann në Izrael. Fëmijëve u vendoseshin poshtë hundës dy tuba me aroma të ndryshme, një me aromë shampoje dhe një tjetër me erë peshku të prishur. Nuhatja e fëmijëve me autizëm nuk ndryshonte në të dy rastet, transmeton Mapo. Rezultati, për studiesit, është befasues. Sa më të rënda simptomat e autizmit, aq më gjatë thithin fëmijët erën e keqe. Sa më herët që të diagnostikohet një fëmijë me autizëm, aq më e lehtë është të përmirësohet gjendja e tij përmes ndërhyrjes në sjellje dhe edukim. 

PUBLICITET