KANCERI I GJIRIT, VIZITA ËSHTË FALAS, POR FEMRAT SHKODRANE JANË INDIFERENTE  .

Ne Shqiperi kanceri i gjirit  ze vendin e pare nder shkaqet e vdekjeve tek femrat. Por pavarsisht rrezikshmerise se larte qe ka si semundje femrat  shkodrane nuk jane te ndergjesuara dhe as te vetedijshme qofte per te kryer ekzaminimet rutine te mamografise, e madje as per rrezikshmerine e kesaj semundjeje.
Ndoshta kjo eshte arsyeja qe shumica e rasteve me kancer te gjirit paraqiten me vonese tek mjeku, ne faza shume te avancuara.
Kanceri i gjirit është një nga llojet me te  shpeshta dhe me te rrezikshme te tumoreve malinj, sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Çdo vit miliona gra ne bote preken nga kanceri i gjirit dhe mjaft prej tyre vdesin per shkak te kesaj semundjeje.
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ne çdo 9 gra, njera semuret prej kancerit te gjirit.