Shqipëria renditet në vendin e 8 nga 114 vende të botës, për numrin më të lartë të femrave të diplomuara në shkenca.

“Në Shqipëri 4 nga 10 të diplomuar në shkenca, është një femër, me rreth 49% të totalit, duke arritur kështu thuajse një balancë gjinore”, citon raporti i Bankës Botërore.

Në një krahasim rajonal, qëndrojmë më mirë se vende të tjera si Maqedonia e Veriut, ku 45% e tyre janë femra, Bosnjë-Hercegovina me 43%, Serbia me 40% dhe Kroacia me 38%.

Sipas Bankës Botërore në 107 nga 114 shtete të analizuara, ka më shumë femra se meshkujt të diplomuar në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë).

Artikulli paraprakSHTËPIA UNIKE NË ANGLI, JA PSE TURISTËT MBESIN TË MAHNITUR
Artikulli tjetërRAMA LETËR TË TRETË BASHËS: EJA NË DIALOG! SHQIPËRISË I DUHEN BURRA, JO KALAMAJ, QEVERIA DHE 30 QERSHORI NUK LËVIZIN