Vllaznia në futbollin e femrave fitoi 7-0 ndaj Juban Danja, në përballjen derbi të Shkodrës. Vajzat kuqeblu dominuan lojën duke realizuar edhe 7 gola në këtë përballje.

Trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj shprehet se ekipi i tij objektiv ka titullin kampion edhe këtë sezon

Këtë vit Vllaznia e femrave ka një të veçantë sepse ka në përbërjen e saj vajza të reja që janë bërë pjesë e formacionit të parë duke patur besimin e stafit teknik i cili kërkon që të mbështesë edhe elementin e ri duke menduar kështu për të ardhmen e skuadrës

Vllaznia aktualisht kryeson në vendin e parë bashkë me Tiranën, Kinostudion dhe Apoloninë me nga 12 pikë secila duke arritur katër fitore në katër ndeshjet e luajtura deri më tani.