Dhjetëra familje në lagjen “Fermentim” të qytetit të Shkodrës përballen pothuaj prej 25 vitesh me probleme të shumta. Amortizimi I rrugës, I shtyllave elektrike dhe mungesa e ujit të pijshëm janë disa nga çështjet që kanë nevojë për zgjidhje të menjëhershme shprehen banorë të kësaj zone.

Pavarësisht se shumica prej banorëve pranojnë se janë taksapagues të rregullt, kjo gjë nuk ka bërë që institucionet përgjegjëse të hartojnë plane afatgjata për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve në lagjen “Fermentim”.

Në një situatë të tillë, banorëve u duhet të vuajnë nga tensioni I ulët I energjisë elektrike që mbërrin nga shtëpitë e tyre, të kalojnë mes pluhurit të rrugës dhe të furnizohen me ujë nga qytetarë zemërgjerë të cilët kanë puse në banesa.

Artikulli paraprakSAMITI/ META: TË PUNOJMË PËR RUAJTJEN E SIGURISË E PAQES NË RAJON
Artikulli tjetërRRUGA “ETHEM KAZAZI” MES GROPAVE DHE UJËRAVE TË ZEZA