Më shumë se 300 familje në lagjen Fermentim të qytetit të Shkodrës nuk furnizohen më ujë të pijshëm në banesat e tyre. Ky problem prej 20 vitesh prezent vetëm sa ka

vështirësuar jetesën për shkak se banorëve u duhet të sigurojnë ujin kudo që t’I jepet mundësia në biznese të paktën tek ato ët cilët solidarizohen me problemin e banorëve, tek të afërmit dhe në rast nuk përmbushin nevojat e përditshme u duhet ta blejnë atë pavarësisht kostos.

Sipas banorëve, sigurimi I ujit të pijshëm ka shpenzimet e veta të cilat shpesh herë janë të papërballueshme.

Ka mbi 20 vjet që banesat në lagjen Fermentim nuk furnizohen me ujë të pijshëm si shkak I mungesës së kanalizimeve të ujërave të bardha. Në disa banesa ku kanë të vendosur pus, banorët arrijnë të sigurojnë një sasi të vogël e cila është totalisht e pakonsumueshme për shkak të papastërive që uji në këto puse mbart.

Në kushte të tilla, 300 familjeve në këtë lagje u mbetet të presin që institucionet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e ndërtimit të një sistemi ujësjellësi I cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e ujit të pishëm në këtë zonë.

Artikulli paraprakRAMA NË CEREMONINË MORTORE TË ZHAK SHIRAK(FOTO)
Artikulli tjetërBASHKIMI EUROPIAN PËRZGJEDH BASHKINË SHKODËR