Pasditen e sotme një grup fermerësh dhe tregtarësh organizuan një protestë për rreth 30 minuta duke bllokuar rrugën kryesore.

Tregtarët në shenjë proteste hodhën disa arka me mollë në mes të rrugës dhe më pas i shkelën me këmbë. Ky akt sipas tyre ndërmerret pasi nuk kanë treg ku ti shesin prodhimet. ‘Nuk jemi ku të shesim prodhimet, kanë mbetur stok, nuk ka treg, shteti duhet të reagojë” u shprehën disa prej tyre.

Tregtarët me anë të mollëve që derdhën në rrugë në shenjë proteste i dërguan një mesazh edhe kryeministrit. “Rama ik”, shkruhej me mollë në mes të rrugës Korçë-Bilisht.

Nga protesta nuk u shënuan incidente, por vetëm trafik i rënduar për shkak të bllokimit të rrugës, ndërsa polica ishte e pranishme për të shmangur incidentet e mundshme.