Guri i Zi ,8 km larg Shkodrës njihet si zona e cila prodhon duhanin që me dekada dhe kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë.

Mirëpo dhjetra kultivues duhani në këtë zonë kanë ngecur prej vitesh mes rrugëve pa krye, mes tyre edhe fermerët e fshatit Mazrrek e Shpor në Gur të Zi.

Problemi i kultivuesve të duhanit është akciza, e cila e shtrenjton aq shumë produktin për blerësit e varfër sa e bën këtë mall të pashitshëm.

Kryetari i fshatit Mazrrek Dedë Ndreka thotë për Star Plus se shteti mund të jetë i vetmi rregullator i kësaj situatë, me qëllim që të përdorë politika favorizuese për kultivuesit e duhanit.

Vitet e fundit dhjetra fshatarë përfunduan në dyert e gjykatës dhe u dënuan me gjoba të majme, madje njëri prej tyre u dënua me dy muaj burg , pa llogaritur humbjen nga malli i sekuestruar.

Fermerët janë të monitoruar nga policia e cila shpesh sekuestron duhanin me pretendimin e dokumentacionit për mallin dhe origjinën

Fermerët kërkojnë ngritjen e pikave të përpunimit dhe grumbullimit të duhanit i cili të merret me një cmim jo qesharak por me një cmim i cili e justifikon koston e prodhimit

Në mungesë të një tregu të mirëfilltë fermerët e Gurit të Zi nuk mund të shesin duhanin pasi sulmet e policisë së shtetit të përqëndruara në pikat kultivuese të tij jua sekuestrojnë prodhimin.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROVOKOJNË SERBO-MALAZEZËT
Artikulli tjetërLEZHË, KOPËSHTI QË U DOGJ S’KA NGROHJE