Fermerët e fshatit Kosmac në bashkinë Vau-Dejës të cilëve era e fortë vetëm një muaj e gjysëm më parë i rrafshoi serat janë në pritje të dëmshpërblimit.

Ndonëse bashkia Vau-Dejës bashkë me Agjencinë Rajonale të Bujqësisë Shkodër me grupet e tyre të punës kanë bërë evidentimin e dëmeve deri në këto momente asnjë prej fermerëve nuk ka marrë asnjë qindarkë të vetme. Një fakt të tillë e bëri të ditur kryetari i fshatit Kosmac Ali Idrizi

Idrizi kërkon që shteti ti garantojë fermerëve kredi me interes të ulët dhe afatgjatëgjë të cilën deri tani nuk e ka bërë

Kosmaçi është një nga zonat e nën Shkodrës, që mënyrën e vetme të të ardhurave e ka nga sektori i bujqësisë, mirëpo mungesa e përkrahjes nga qeveria ua vështirëson edhe më tepër situatën fermerëve .

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT “PENG” I 100 METËR RRUGË
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA SHPËTON KOKËN NË FUND