Një ditë pas kronikës të tranmetur në Star Plus ku fermerët e Kosmacit u shfaqën duke tretur prodhimet bujqësore për mungesën e tregut, ka reaguar Drejtoria Rajonale e Bujqësisë.

Kreu i saj Mustaf Kraja e pranon se këto fermerë kanë probleme me prodhimet por kjo ndodh vetëm tek një pjesë e tyre që nuk janë të informuar se ku ta tregtojnë mallin.

Sipas Krajës një ndër arsyet që prodhimet e stinës mbeten stok është mungesa e pikave të grumbullimit në Shkodër që për momentin nuk ekziston asnjë e tillë.

Kraja gjithashtu tregon se janë dy pika grumbullimi njëra në Lushnje dhe tjetra në Kosovë që furnizohen me domate nga fermerët e Kosmacit.

Kreu i drejtorisë rajonale të bujqësisë i bën thirrje fermerëve që të shkojnë drejt pikave të grumbullimit si e ardhmja e vetme.

 

Artikulli paraprakOBOT, RIKONSTRUKSION RRUGËS PAS SHUMË VITESH
Artikulli tjetërTRANSFORMIMI I LIQENIT TË SHKODRËS BRENDA 18 MUAJSH