94 milion euro është fondi që do të përfitojnë fermerët nga program IPARD II i financuar në 75% nga Bashkimi Europian dhe 25% nga Qeveria Shqiptare.

Drejtori rajonal i agjencisë të eksensionit bujqësor në Shkodër Mustaf Kraja shprehet se shumat që do përfitojnë fermerët që do aplikojnë variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë euro.

Një problem vazhdon që të mbetet mungesa e çertefikatave të pronësisë e cila penalizon shumë fermer të cilët nuk mund të aplikojnë në të tilla programe pasi është e panegociueshme për Bashkimin Europian shprehet drejtori Kraja.

Fermerët duhet që sa më parë të regjistrojnë tokat e tyre sepse me 30 nëntor hapet thirrja për programin IPARD II thotë drejtori Kraja.

Programi IPARD II është një mbështetje e madhe për fermerët sepse i vjen në ndihmë atyre që të investojnë dhe të jenë pjesë e tregut vendas apo të huaj.

 

 

Artikulli paraprakNDREGJONI: VKM PËR ISH TË PËRNDJEKURIT ANTIKUSHTETUESE
Artikulli tjetërSHKODËR, MBLIDHET PLATFORMA KOMBËTARE PËR GRATË