Të munduar dhe të zhgënjyer nga kooperativat e diktaturës komuniste, ku mbijetuan për afro gjysmë shekulli me punë të rënda, bujqit dhe fëmijët e tyre u përpoqën vitet e fundit të punonin secili tokën e vet në minifermat afro 1 hektarëshe, që morën sipas ligjit 7501.

Por këta të fundit u lanë pa mbështetje për shumë vite dhe tani po bashkëpunojnë duke gjetur mbështetje tek njëri –tjetri.Problemet me prodhimet e tyre bujqësore vazhdojnë të jenë ende të pranishme edhe sot.

Në fshatin Kosmac cdo fermer ndihet i dëshpëruar pasi nuk ka gjetur asnjë mbështetje qoftë tek drejtoria e bujqësise apo ministria e linjës.

Fermerët e Kosmacit pak ditë më parë tretën tonelata prodhime që qëndronin stok. Këta të fundit kryqëzojnë drejtorinë e bujqësisë për faktin se asnjë specialist nuk ka ardhur në terren për të biseduar për problemet që kanë fermerët.

Ndërsa fermeri Haki Zyberi ka tretuar me tonelata pjepër dhe bostan dhe kjo sipas tij ka ardhur për shkak se shteti nuk po ndërton politika favorizuese për fermerët.

Por rregullat e ekonomisë së lirë po u mësojnë gradualisht fermerëve të Kosmacit se si të bashkëpunojnë mes tyre mbi logjikën e tregjeve dhe nevojave kapitaliste.

Kosmaci është një fshat me prodhimtari të lartë perimore por mungesa e vëmendjes nga Ministria e Bujqësisë ka bërë që ky fshat sot të kthehet në një zonë të harruar.

 

Artikulli paraprak“MOS I VRISNI QENTË”
Artikulli tjetërVLLAZNIA, BERISHA NDRYSHON MENDJE