Shkodra ashtu si çdo vit ka zhvilluar një aktivitet për festën kombëtare të Austrisë. Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza tha se ka patur një sërë aktivitetesh të përbashkëta duke qenë se ky është edhe viti kulturor Shqipëri-Austri.

Ambasadori i Austrisë Johan Sattler vlerësoi qytetin e Shkodrës dhe se ky vit ka patur ngjarje mes dy vendeve që do lënë gjurmë në histori.

Gjatë kësaj mbrëmjeje me të ftuar për kontributin e dhënë u shpërndanë tri çertefikata mirënjohjeje për figura si Myzafer Vorfa, Gjergj Denelli dhe Gjovalin Kololmbi.

Artikulli paraprakAMBASADORI SATTLER: TË VIJOJË GODITJA E TË FORTËVE
Artikulli tjetërSHIRQ, SË SHPEJTI ME RRUGË TË RE