BESIMTARËT ME LUTJE E DEVOCION ADHUROJNË SAKRAMENTIN. Ne diten e festes se Korpit te Krishtit kisha katolike ka kremtuar meshen e shenjte dhe nga ana tjeter qindra te rinj katolike kane marre sakramentin e kungimit te pare duke iu bashkuar keshtu me devocion e lutje mijera besimtareeve te tjere katolike kudo ne bote.

Famullia e Shen Shtjefnit pas meshes se shenjte ka realizuar nje procesion ne rruget e qytetit te shkodres nga kisha katedrale drejt kishes se shen franceskut te udhehequr nga Mons. Angelo Massafra dhe famullitari dom artur Jaku I ndjekur nga femijet te cilet kishin marre kungimin e pare. Solemniteti i Korpit e Gjakut të Krishtit është festa e Eukaristisë, Sakrament në të cilin Jezusi na la kujtimin e gjallë të Pashkëve të Tij, nje ngjarje shume e rendesishme në historinë e njerëzimit. në këtë festë besimtarët adhurojne me lutje e devocion te Shenjtnueshmin Sakrament.

PUBLICITET