Besimtaret e krishtere festojne kete feste tradicionale.
Në Barbullush te Komunes Bushat, sot  u kremtua Festa e Zojës së ngritur ne qiell e cila grumbulloi besimtarë të shumtë të krishterë.

Meshën qendrore në shënimin e Ditës së Zojës së Madhe (Zojës në Qiell), e udhëhoqi famullitari i Barbullushit,  i cili tha se deri sa festojmë ne sot në këtë shenjtore, njëkohësisht ndërtojmë e forcojmë në zemrat tona shpresat se edhe ne kemi të njëjtin fat dhe edhe ne do të marrim të njëjtin shpërblim. Në lutjet për nderë të kësaj dite, porositi që t’i falënderohemi Zotit, që i hapi njerëzimit dyert e qiellit për të mbjellë paqen në zemrat e njerëzve.Festa e Ngritjes së Zojës në Qiell, e cila shënohet më 15 gusht në Barbullush, është kremte shprese e cila përmban, kujtimin në ardhmërinë madhështore të Qiellit.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/wnfAWRkOv5w?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKOLAUDIMET, SHOFERËT NË RADHË
Artikulli tjetërDORËHIQET KRYEMINISTRI IRAKIAN