Është përfolur shumë shpesh se mbrëmja e ndërrimit të viteve është një ndër mbrëmjet më të paguara, kur vjen puna te këngëtarët që përformojnë në club-e të ndryshme. Në listën e pagesave të fundvitit, botuar nga “Panorama Plus” është befasuese kërkesa për reperët si dhe këngëtarët e reja të muzikës, që brenda pak kohësh kanë rritur çmimin e performancave të tyre.

 

Sipas burimeve del që reperi Noizy, i cili do të këndojë në Tiranë, e ka të rezervuar dhe do të paguhet jo më pak se 20 mijë euro në natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa kur bëhet fjalë për të kënduar live, një tjetër artist shumë i kërkuar është edhe Sinan Vllasaliu. Mësohet se ai në datën e parë të Vitit të Ri do të fitojë vetëm për një natë 12 mijë euro, në Schlieren, në Zurich të Zvicrës, ku është i ftuar në një prej koncerteve më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë të fundvitit. Po në këtë koncert do të jetë edhe një tjetër artiste e kërkuar, siç është Gjyste Vulaj, e cila në dy ditët e para të vitit do të fitojë 20 mijë euro.Në mesin e atyre më të paguarve është edhe këngëtari Gena, me 12 mijë euro për natën e Vitit të Ri, e po me këtë shifër edhe Rovena Stefa, e cila do të jetë në Amerikë me një marrëveshje që ka bërë. Në Amerikë mësohet se do të jetë edhe artistja Artjola Toska, e cila hyn në kalibrin e këngëtarevë më të kërkuara, apo reperi Gold Ag që për herë të parë do të këndojnë për shqiptarët në Amerikë. Flitet se shuma që do të fitojë për një natë mund të jetë 10 mijë euro.Po ashtu edhe këngëtarja Enca Haxhiaj ka çmimin e saj për fundvitin. Mësohet se do të ejtë në ndërrimine  viteve në Zurixh dhe do fitojë jo më pak se 10 mijë euro.Shumë të kërkuar janë edhe këngëtarët Sinan Hoxha, Ermal Fejzullahu, Meda apo Genta Ismajli e cila nuk e ka ende të qartë se ku do të këndojë pasi ka shumë kërkesa për koncerte në Europë. Një shifër të madhe do të ketë edhe për këngëtarin Labinot Tahiri që për tri netë thuhet se do të paguhet jo më pak se 40 mijë euro.

LISTA E PAGESAVE:
1- Noizy: 20 mijë euro
2- Sinan Vllasaliu: 12 mijë euro
3- Gjyste Vulaj (2 ditë): 20 mijë euro
4- Labinot Tahiri (3 netë): 40 mijë euro
5- Rovena Stefa: 12 mijë euro
6- Gena: 12 mijë euro
7- Enca Haxhia: 10 mijë euro
8- Gold Ag: 10 mijë euro

Artikulli paraprak“Francë 2016” , Shqipëria mëson sot kundërshtarët, do hidhet shorti në Paris
Artikulli tjetërZemer thyesi Ledri nuk do te jete pran te dashurës se tij natën e ndërrimit te viteve ja perse?