POLICIA KUFITARE RRIT KONTROLLET DHE SHTON SPORTELET.Kthimi i emigranteve  te Shqiperise dhe Kosoves,  nga vendet  prendimore  per festat e fund  vitit ,  qe nga fillimi i kesaj jave ka  krijuar  radhe kilometrike  automjetesh  ne piken  kufitare te  Muriqanit. Sipas drejtuesve te policise kufitare  dhe emigracionit te Shkodres,

 ne kete pike kalimi,  gjate ketyre diteve po punohet  me sherbime  te perfurcuar   ne  8 sportelet e hyrje –daljeve, per  te shmangur pritjet e gjata.  Po sipas te dhenave  zyrtare  gjate tre diteve te fundit kane hyre ne Shqiperi  permes  pikes  kufitare te Muriqanit  10120 shtetas me 3920 si dhe  kane dal nga territori shqiptar  drejt Malit te Zi  3450 shtetas  me 1041 mjete. Vetem gjate 24 oreve te fundit kane hyre ngakjo pike kufitare 2378 shtetas  me 783 automjete.  Autoritet e policise  kufitare dhe te emigracionit te qarkut te Shkodres thone se,  sidomos ne piken e  kalimit te Muriqanit, do te vijohet te operohet  me sherbime te perfocuara   edhe pas  festave te fund vitit  kur nis  fluksi i rikthimit te emigranteve  drejt vendeve ku jetojne dhe punojne .

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/XluOxkATUhA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]