PUBLIKOHET KALENDARI I AKTIVITETEVE, ME 28-29 NËNTOR.Qyteti i Shkodrës ka nisur përgatitjen për festat e nëntorit.  Bashkia e Shkodrës  harruar zbukurimin e e qytetit me ngjyrat kuq e zi ashtu siç ka ndodhur edhe gjate viteve te kaluara. 

Megjithatëpërveç kësaj, bashkia e qytetit ka zbuluar edhe kalendarin e aktiviteteve kulturore dhe historike pikërisht ne kuadër te këtyre datave kaq te rendesishme per kombin, qofte 102 vjetorin e pavaresise apo edhe jubileun e 70-te te çlirimit te vendit me 29 nëntor . Nëntori nis Mbrëmje muzikore, me pjesëmarrjen e Orkestrës frymore të qytetit dhe Korit të shoqatës së muzikës “Rozafa Ekspresion”. Dirigjentë: Kujtim Alia, Zef Çoba.Me pas me 25 Nëntor, Biblioteka e qytetit do te kete promovimin e nje libri qe ka ne themel festat e nëntorit. 26 nëntor Ora 11:00 Ekspozitë e instrumenteve muzikore të traditës shqiptare, nga më të hershmet e deri tek ato më modernet. Organizuar nga Muzeu Historik Shkodër. 27 nëntor

Ora 18:00 Aktivitet multimedial i figurave historike. Organizuar nga Muzeu Historik Shkodër.

28 nëntor Ora 09:00 Ngritja e flamurit në sheshin para Bashkisë së Shkodrës. Recitime, vjersha, poezi dhe këngë nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër.

Ora 09:30 Parakalim i Orkestrës Frymore të Bashkisë së Shkodrës nga Bashkia përgjatë personales.

Vendosje kurorash tek monumenti i heroit Luigj Gurakuqi dhe më pas në varrezat e Rrmajit. Ora 12:00

Galeria e Arteve Shkodër, ceremonia e prezantimit të ekspozitës “Salloni i vjeshtës”.

Ora 12:30 Mbërritja e pjesëmarrësve të “Martonës së pavarësisë” Ulqin-Shkodër, më pas ndarja e diplomave.

Ora 20:00 Spektakli i fishekzjarreve të festave, në qendër të qytetit.

29 nëntor Ora 11:00 Në Teatrin “Migjeni”, Koncert vokal-instrumental “Nënë Shqipëri”, me pjesëmarrjen e orkestrës simfonike të shkollës artistike kombëtare “Prenkë Jakova”, në bashkëpunim dhe me Teatrin “Migjeni”.

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/OVdnCZVq7a4?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]