Është organizuar në njësinë administrative Bërdicë aktiviteti “Festa e Bërdicës” i cili organizohet në këtë njësi për të dytin vit me radhë. Përmës një panairi u promovuan vlerat dhe resurset e trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkte bio të zones. Aktiviteti u përshëndet nga kreu i njësisë administrative Bërdicë Aleksandër Pashuku

Në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh se qëllimi i këtij eventi është që të promovojmë traditen e ketyre familjeve

Gjithashtu Ademi u ndal edhe tek disa investime të rëndësishme që tashmë kanë përfunduar dhe në ato që pritet të nisin në Bërdicë

Gjatë këtij aktiviteti u organizua edhe një koncert me këngë dhe valle nga grupi folklorik i zonës. Më vonë pjesmarrësit shijuan nga afër produktet e prezantuara në panair

Artikulli paraprakBORCHARDT: NË SHQIPËRI SULMOHET KUSH VENDOS FAKTE KUNDËR MITIT
Artikulli tjetërMBETJET ‘PUSHTOJNË’ BREGDETIN E SHENGJINIT