“Eko mendje” në kuadër të javës së lëvizshmërisë europiane ka organizuar një serë aktivitetesh të ndryshme.

Të rinjte pjesë “Eko mendje” pasditen e së martës kanë festuar e kënduar në vagonat e trenit në Shkodër. Pjesë e aktivitetit janë përfshirë edhe informacione të ndryshme për trenin nga njëri prej mashinistëve që prej vitesh e bën këtë punë. Ndërkohë Mirsad Basha organizues i “Eko Mendje” për Star Plus tregoi më në detaje rreth festës në tren.

E veçanta e këtij organizimi ishte pse pjesa më e madhe e të rinjve që ishin prezent nuk kishin hipur asnjëherë në tren duke e bërë mjaft interesante këtë eksperiencë të tyre. Ndërkohë festa dhe muzika nuk munguan për asnjë moment nga pjesëmarrësit ku shumë këngë u kënduan live nga Mario Gjergji e Anisa Smajlaj .

Artikulli paraprakSEZONI I RRESHJEVE, MASAT NDAJ PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetërINVALIDËT PERBALLË INFRASTRUKTURËS SË MUNGUAR