Tirana, Elbasani e të gjitha qytetet e Shqipërisë presin sot “Ditën e Verës”. Kjo festë, tashmë tradicionale, shoqërohet me programe të ngjeshura të aktiviteteve argëtuese në të gjithë vendin

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në urimin e mëngjesit postoi dhe një foto nga Elbasani, ku dhe është mbledhur qeveria së fundmi, për të uruar Ditën e Verës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje diellore nga Elbasani ju uroj GËZUAR DITËN E VERËS,” shkruan ai.

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka bërë një urim të thjeshtë në rrjetin social Facebook ku shkruan “Gëzuar ditën e verës, sb!”. Bashkangjitur postimit ka publikuar dhe një foto të tij me bashkëshorten Lirie Berisha, ku në sfond duket një pikturë me një lule.

I thjeshtë ka qenë edhe urimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka postuar dhe një foto me çeljen e luleve.

Një urim vjen edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili uron optimizëm, shpresë e gëzim për çdo familje.

“Të dashur miq, Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush!,” shkruan ai.

Artikulli paraprak‘LËKUNDET’ ELBASANI NË DITËN E VERËS, GODITET NGA TËRMETI 3.2 BALLË
Artikulli tjetërNDËRRON JETË FIZIKANTI I FAMSHËM STEPHEN HAWKING