Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin ‘Eurovison’ që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Izrael.

Jonida Maliqi u shpall fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës”, e cila trajton një temë mjaft të ndjeshme për familjet shqiptare siç është ajo e emigracionit.

Me plot 228 pikë të vendosura nga juria, Jonida Maliqi fitoi vendin e parë, ndërsa pas saj u renditën Ledia Lufi dhe Eranda Libohova.

Ndërsa, 22 artistët në garë u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët e tyre, surpriza e ketij festivali do të ishte Ermal Meta. Kantautori me origjinë shqiptare, fitues i Sanremos, i cili interpretoi jo vetëm në italisht, “Piccolo anima” dhe “Non mi avete fato niente”,

por edhe këngën fort të dashur për shqiptarët, “Në bankat e shkollës moj mike”, të njohur nga zëri i ëmbël i Anita Takes.

Artikulli paraprakSHKARKOHET KREU I POLICISË NË BURGUN E PEQINIT
Artikulli tjetërINAGUROHET NË KORCË MUZEU I GJON MILIT,240 FOTO PJESË E FONDIT TË ARTË TË IMAZHEVE