EDICIONI I 53-të SJELL NJË KRIJIMTARI INTERESANTE PËR FËMIJË. Ne datat 1, 2 dhe 3 korrik ne qytetin e Shkodres do startoje edicioni i 53 i Festivalit Mbarekombetar te Femijeve. Te tre netet e festivalit do zhvillohen ne pedonalen e qytetit te Shkodres.

Edhe ne kete edicion ashtu si edhe ne te tjere do marrin pjese femije nga te gjitha trevat shqipfolese, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi Dhe Diaspora. Ndersa femijet qe do konkurojne ne festival jane deri ne moshen 12 vjec. Ky edicion do sjelle nje krijimtari interesante per femijet, krijuar nga emrat me te njohur te muzikes shqiptare si Alfred Kacinari, Sokol Marsi, Edmond Zhulali, Klodian Qafoku, Adrian Hila, Roland Guli e shum te tjere po nga ana tjeter sdo mungojne as kengetaret me te njohur te skenes shqiptare. Tashme prane QKF vijojne provat intensive dhe pergatitjet per naten e madhe hapese te ketij festivali.