Ka përfunduar sot faza e dytë e Festivalit të Shahut “Çesk Jubani”, organizuar në kuadër të programit “Jeto me sportin” të Bashkisë së Shkodrës.

Në një nga mjediset e Qendrës Rinore “Atelie”, kanë garuar 8 gjimnaze me 26 djem dhe 18 vajza. Ndeshjet kanë treguar nivel të mirë të këtij sporti në shkollat e mesme dhe në fund, janë shpallur edhe fituesit.

Për vajza fituese është shpallur Xhoana Preçaj nga gjimnazi “At Pjetër Meshkalla” ndërsa për djem Lambion Salihaj i Kolegjit “Hasan Riza Pasha”. Çmimet janë dhënë nga kampionia e njohur e shahut Ylvije Boriçi

dhe organizatori i Festivalit të Shahut Bernard Lekaj.Faza e tretë e Festivalit të Shahut do të zhvillohet në mesin e muajit mars, ku do të njihet edhe kampioni i ri i qytetit në këtë sport.

Artikulli paraprakBREGU I LUMIT KIR 20 VITE I PAPASTRUAR
Artikulli tjetërBARDHAJ, “SHKATËRROHEN” RRUGËT