Festivali letrar I Shkodrës ka mirëpritur sot në shtëpinë muze “Oso Kuka “ shkrimtarin Durim Taçi. Në një bashkëbisedim me shkrimtarë dhe artëdashës, shkrimtari Durim Taçi ka folur në lidhje me librin e tij “ Një prani në ikje” e vlersuar nga kritika si një kryeveper e letersisë bashkohore shqipe. Por më shumë rreth këtij libri foli vetë autori.

Shkrimtari Durim Taçi ka treguar mesazhin që përcjell përmes veprës “Një prani në ikjë” .
Përveç romanit ” Një prani në ikje” autori Durim Taçi njihet edhe si autor I romanit “Codice Kanun”, I nderuar në Itali me çmimin “ Montefiori” për merita të veçanta artistike. Festivali letrar I Shkodrës është një nisëm e bashkisë Shkodër, dhe konkretisht e biblotekës “Marin Barleti”.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSION BULEVARDIT “MEHMET PASHË PLAKU”
Artikulli tjetërKËSHILLTARI BASHKIAK AKUZA NDAJ EKIPIT VLLAZNIA