LEKIQI: INTERESIMI I LARTË, TË RINJTË PJESËMARRJE TË ULËT.Prej tre javësh  në bibliotekën Marin Barleti nën kujdesin e Bashkisë Shkodër vijon te zhvillohet takimi i përvitshme kulturor  “Festivali Letrar i Shkodrës”.

Deri tani janë zhvilluar 3 takime me shkrimtaret Zija Vuka, Asllan Bisha dhe shkrimtari Dashamir Cacaj  ndërsa këtë te enjte do realizohet edhe takimi i 4 me profesor Tonin Çobani  

Ky aktivitet qe filloi ne tetor te vitit 2008 tani me ka hyre ne edicionin e shtate ndërsa numri i shkrimtareve te ftuar ne ketë aktivitet deri tani i kalon te tridhjetat. Ne te gjitha takimet shkrimtaret kane paraqitur nga nje argument qe lidhet ne fushat e publikimeve te tyre, por edhe me probleme te tjera te zhvillimeve bashkëkohore te letërsie. Festivali do te mbyllet ne javën e trete te nëntorit me prezantimin e librit “Pax Albania” te Mustafa Nanos

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/f6OnDf3RsT0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]