Panairi i 11-ë i 1 Qershorit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka çelë siparin.

Për katër ditë me radhë, pranë Pedonales në Tiranë do të ngjiten në skenë ata fëmijë të cilët kanë një ëndërr apo, kanë një talent. Fëmija fitues i Festivalit do të ketë mundësinë të udhëtojë për në Disneyland.

Ashtu siç është bërë traditë tashmë për më shumë se një dekadë edhe këtë vit Dhoma e Tregetise dhe Industrisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit ka organizuar panairin e 11 -ë të 1 Qershorit.

Për katër ditë me radhë, rreth 120 fëmijë te talentuar në fusha të ndryshme të artit nga shkollat e kryeqytetit do të shpalosin talentin e tyre përballë njeë jurie me profesionistë.

Komision i përbërë nga 4 anëtarë me personalitete të njohura të fushës së artit do të vlerësojnë edhe të gjithë fëmijët që do të spikasin në aktivitetet kulturore që do të mbahen, pikturë, muzikë, kërcim, apo instrument.

Kryetarja e jurisë, Suzana Turku, e cilësoi si mjaft të vlefshëm këtë projekt për edukimin e brezit më të ri që ka Tirana, që janë fëmijët.

Po kështu, gjatë këtyre ditëve në Pedonale do të zhvillohet edhe një panair, ku kompanitë pjesëmarrëse do të sjellin shumë argëtim për fëmijët dhe vlerësime për ta.

Fëmija fitues i Festivalit do të ketë mundësinë të udhëtojë për në Disneyland.

Artikulli paraprakGATI PËR PUBLIKIM, 4 HISTORI TË REJA TË HARRY POTTER
Artikulli tjetërATHINA MBËSHTET INTEGRIMIN E SHQIPËRISË: KUJDES MINORITETET