Një foshnjë që lindi vetëm 23-javëshe me peshë 450 gram që ishte në prag të vdekjes sot feston 2 vjetorin e saj.

Nëna e Nicolas tha se kishte pasur kompliakacione gjatë shtatëzanisë deri në gjakderdhje që në javën e 23.

Mjekët i kishin thënë se ajo mund të kishte edhe më shumë probleme pasi foshnja nuk do të mbijetonte dot. Por ndodhi mrekullia dhe ajo shprehet e lumtur dhe madje u jep kurajo të gjitha nënave të reja duke thënë se sot mbush 2 vjeç dhe se fëmijët e lindur para kohe mudn të mbijetojnë pa asnjë problem.

Nëna e foshnjës tregon se kur mjekët i thanë se ndoshta bebja nuk do të mund të mbijetonte pësoi një tronditje të madhe.

Ajo tregon se fëmija është shumë më e vogël se bashkëmoshatarët e saj dhe akoma i vesh rrobat e një bebeje 12 muajshe.

Edhe pse e vogël, gëzon shëndet të plotë teksa rritet normalisht si gjithë fëmijët e tjerë.