Një 45-vjeçar me probleme mendore i ka vendosur zjarrin banesës gjatë natës në lagjen “8 Shkurti”, ndërsa ka mbyllur brenda nënën dhe dy motrat duke u larguar.

Policia e ka arrestuar menjëherë A.D. 45 vjeç, ndërsa fatmirësisht nëna e autorit F.D. 69 vjeçe dhe motrat e tij D.D. 38 vjeçe dhe B.D. 24 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime, pasi janë nxjerrë me shpejtësi.

Ata janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë, ndërsa autori është shoqëruar, por dyshohet se vuan nga problemet mendore.