Manchester City është klubi që ka përfituar më shumë në Premier Ligë nga bonuset e FIFA-s për lojtarët që morën pjesë në Botërorin e Rusisë.

Qeveria botërore e futbollit ka paguar 163 milionë paund në total për lojtarët e klubeve angleze, bazuar në ditët që ata kanë qenë pjesë e kompeticionit (dy javë përpara nisjes së kompeticionit deri një ditë pas eliminimit të kombëtares së tyre).

Vetëm 2 nga 20 klubet e Premier Ligës (Bournemouth dhe Cardiff) nuk kanë përfituar asnjë qindarkë, sepse nuk kanë dërguar asnjë futbollist në Botëror, ndërkohë që “Citizienët” mbajnë vendin e parë me 3.9 milionë paund shpërblim.

Totenhemi, që kishte disa përfaqësues në Kombëtaren e Anglisë, renditet pas Cityt, me 3.4 milionë paund shpërblim.

Përfitimet e Chelseat zbresin nën 3 milionë paund, ndërsa Manchester United renditet në vend të katërt me 2.8 milionë paund bonuse.

Pesëshen e parë e mbyll Liverpooli me diçka më tepër se 2 milionë paund fitime