KUQ E ZINJTË KANË NGJITUR 6 SHKALLË NË KLASIFIKIMIN BOTËRORË PËR MUAJIN QËRSHOR. Ekip i kombetares se Shqiperise, duke pozuar, ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare Shqiperi-Zvicer, 1-2, e vlefshme per kualifikueset e Boterorit te Brazil 2014, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa. Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur 6 shkallë më lart në renditjen botërore të FIFA-s, për muajin qershor.

Kuqezinjtë tanë në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s, bazuar në performancën e ekipeve kombëtare në të gjithë botën, aktualisht renditen në vendin e 51-të, duke kapërcyer 6 vende menjëherë. Shqipëria me 624 pikë për muajin qershor në renditjen e FIFA-s është ngjitur në vendin e 51-të, ndërkohë që kundërshtarët tanë në grupin kualifikues për “Euro 2016”, renditen kështu: Portugalia (1229 pikë) ka ruajtur vendin e 7-të, Danimarka (808 pikë) gjithashtu ka ruajtur vendin e 29-të, ndërkohë që Serbia (673 pikë) ka zbritur në vendin e 45-të dhe Armenia (383 pikë) në të 84-tin. Vendin e parë në këtë renditja e mban Gjermania me 1775 pikë, e ndjekur Belgjika me 1509 dhe Argjentina me 1496 pikë…

PUBLICITET