FIFA ka publikuar sot renditjen e re të Kombëtareve për muajin janar, ku bie në sy se Shqipëria ka zbritur me një pozicion. Edhe pse kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje gjatë kësaj periudhe, ata renditen në vendin e 61 me 1372 pikë.

Një rënie konstante nga muaji në muaj, që vjen për shkak të rezultateve negative të vitin 2018, edhe pse u mbyll me fitoren minamale ndaj Uellsit. Ndërkohë ndryshe nga kuqezinjtë,

Kosova vijon të fitojë pozicione në renditjen e FIFA-s, edhe pse këtë herë “dardanët” kanë fituar vetëm një pozicion. Të besuarit e Shaland renditen të 130 në botë me 1113 pikë.

Nga vendi i parë ndërkohë deri në vendin e 10, gjithçka ka mbetur e pandryshuar që nga muaji dhjetor. Belgjika aktualisht është numri 1 në botë, ndërsa menjëherë pas saj vjen Franca,

me vetëm 1 pikë më pak. Podiumi plotësohet nga Brazili, ndërsa në vendin e katërt shihet Kroacia e cila është nënkampionia e botës në fuqi.

Artikulli paraprakARMAND DUKA ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË UEFA
Artikulli tjetërSHKODËR, KRIJOHET SELIA E SHPRESË PËR SHQIPËRINË