FILLIMVITI, NORMALIZOHET TRAFIKU URBANISTIKA DHE POLICIA RRUGORE PËRGJEGJËSE PËR TRAFIKUN E RËNDUAR Trafiku i renduar gjate diteve te festave dukshem ka qene vetem shkak i mosmarrjes se masave te duhura per menaxhimin e situates gjate diteve te festave per aq kohe sa trafiku dhe bllokimi i rrugeve zgjati vetem 4-5 dite.

Perpara festave trafiku ka qene i normalizuar dhe pas festave dukshem trafiku eshte normalizuar nderkohe vetem gjate diteve te festave trafiku ka qene I renduar dhe rruget e bllokuara e thuajse te pakalueshme kjo deshmon per mosmarrjen e masave konkrete gjate diteve te festave per qarkullimin rrugor nderkohe lidhet edhe me problemet e urbanistikes qe ekzistojne ne qytetin e shkodres si rruget e ngushta, rrethrrotullimet me permasa jashte standarteve apo edhe infrastruktura e demtuar. Megjithate keto dy fakte kane reflektuar jo vetem kete fundvit por ne menyre te vazhdueshme dhe te pervitshme bllokimin e qarkullimit ne qytetin e shkodres gjate diteve te festave gje qe tregon se qofte bashkia e shkodres apo edhe vete policia e qarkullimit rrugor duhet te marrin masa ekstra per menaxhimin e qarkullimit rrugor gjate diteve te festave.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/FHMTyoFvET4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]