Ka startuar edicioni i 9-të i festivalit ndërkombëtar të filmit, “ANIFEST ROZAFA 2018”. Si çdo vit tjetër, sërish “AniFest” vjen me risi,

të cilat vijnë në këtë edicion të nëntë me më tepër shtete pjesëmarrëse, numër filmash më të madh dhe padyshim edhe me juri të ndryshme për të përzgjedhur kategoritë e ndryshme të filmave që do të shfaqen prej datës 16 deri në 23 maj.

Pjesëmarrës në këtë edicion janë 103 shtete të ndryshme të botës, të cilët vijnë me një total prej më shumë se 170 filmash.

“Anifest” është aktiviteti i përfitshëm i cili vjen në bashkëpunim me universitetin Luigj Gurakuqi dhe partner mediatik, Star Plus.

Përmes një kalendari të ngjeshur të filmave, vijnë në Shkodër tituj të suksesshëm, duke e kthyer Kryeqendrën e Veriut në vëmendjen e kinematografisë.