Ka filluar printimi i fletëve të votimit për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. KQZ i ka dërguar modelet kompanisë Cetis në Slloveni.

Kompania do të paguhet 600 milionë lekë të vjetër për këtë proces. KQZ do të nisë sot pasdite edhe përmbajtjen e fletëve për bashkitë e ngelura.

3 606 815 fletë votimi janë porositur për 30 qershorin. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila ka bojkotuar procesin.