NJË STUDIO TOPOGRAFIKE BRENDA JAVËS REALIZON MATJET.Tashmë puna ka filluar me ritme të shpejta dhe brënda javës do të kryhen të gjitha matjet e duhura. Sipas edhe agjensisë Topografike, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë urdhër që punimet të vijojnë sa më shpejt të jetë e mundur. 

Tashmë me fillimin e matjeve, hapet rruga e ndërtimit të stadiumit “Loro Boriçi”. Nga informacionet që vijnë, mësohet se pjesë e projektit do të jetë plotësimi i harkut për tifozët si dhe pjesët e tjera, qoftë fusha, tribuna vip, dhomat e zhveshjes, vendi imediave, e natyrisht pjesa e tifozerisë dhe plotësimi i shkallave me stola të rinj. Megjithatë për projektin akoma nuk dihet se çfarë do të bëhet. Siç duket deri në zbulimin e projektit dhe asaj çfarë do të bëhet do të ketë një mungesë informacioni se kush do ta dorëzojë atë për zbatim.  Gjithsesi e rëndësishme është që “Loro Boriçi” tashmë me premtim të Kryeministrit Edi Rama, do të ti nënshtrohet punimeve. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/ChWduCdeBxc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]