U VLERËSUA SI FILMI MË I MIRË DEBUTUES NË KETE EDICION TË 55-të. Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit, u vlerësua si filmi më i miri debutues në edicionin e 55-të Italian Golden Globes. Nё rolin kryesor të këtij filmi luan aktorja italiane Alba Rohrwacher, ndërsa në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj. Ceremonia, e cila u mbajt dje në Romë, po ashtu ka dhënë çmimin për aktoren më të mirë Alba Rohrwacher, për rolin e saj në “Hungry Heart”, e cila po ashtu luan edhe tek “Burrneshat”.

“Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda, e cila ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”. Ky film ka një kastë të mrekullueshme aktorësh, të cilëve iu prin aktorja e njohur italiane Alba Rohrwacher bashkë me aktoren shqiptare Flonja Kodheli, Lars Eidinger dhe aktorët Luan Jaha, Ilire Vinca dhe aktori shkodran Bruno Shllaku