PRODHIME “MADE IN ALBANIA” DO TË SHFAQEN NË NEW YOURK. Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pari në llojin e tij.

Amerika është ndër vendet me numrin më të madh të shqiptarëve aktiv në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, të cilët dy vite me radhë kanë mirëpritur këtë event si një hap të madh.Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjizorja Mrika Krasniqi.Edicioni i parë i Javës së Filmit Shqiptar në New York u mbajt për herë të parë nga data 5 deri më 11 nëntor 2012, me moton “100 për 100”, ku u shfaqën 100 filma të kinematografisë shqiptare për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.Edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar në New York u zhvillua nga data 8 deri më 14 nëntor 2013, ku  u shfaqën shumë filma të kinematografisë  shqiptare. Filmat të cilët u shfaqën janë: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë.Ndersa Edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar në New York do të vijë në nëntor me 30 filma që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve 2012-2013 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota. Gjithashtu, në këtë edicion do të marrin pjesë edhe disa nga prodhimet e huaja filmike, të cilat për temë kanë ngjarje apo histori që kanë të bëjnë me shqiptarët.Kështu, për shtatë ditë me radhë kinemaja shqiptare do të përjetësohet në ekranin e kryeqytetit të New Yorkut me një varg të gjerë filmash me histori të ndryshme nga kultura dhe jeta shqiptare.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/W7M19CDayy8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]