Filmi “Të Thyer” me skenar dhe regji nga Edmond Budina është shpallur fitues i festivalit të 72-të Salernos në Itali.

Në këtë festival 72-vjeçar kanë janë përfaqësuar me krijimtarinë e tyre Mario Soldati, Norman MacLaren, Vittorio De Sica Claude Lelouch, Giorgio Treves, Manfredo Manfredi, Duçio Tessari, Alberto Sordi e shumë të tjerë etj.

Këtë vit ishin 120 filma në konkurrim. Midis të tjerëve mori pjesë edhe Matteo Garrone me filmin “Dogman”. Producentja Adele Budina, vajza e regjisorit Edmond Budina ka shprehur emocionet dhe falënderimet e saj. “Filmi im i vogël, është i nderuar që e ka marrë këtë vit çmimin e celuloidit më të mirë të artë në festivalin e 72-të ndërkombëtar të Salernos.

Dua të kujtoj se të gjithë emrat e mëdhenj të kinemasë botërore kanë kaluar nga ky festival që nga viti 1946 deri sot (është i dyti pas atij të Venecias) dhe konkurroi në vitin 2018 mes 120 filmave. Jam krenare për filmin “I thyer” dhe për drejtorin Edmond Budina, që është edhe babai im.

Jam krenare për Shqipërinë tonë të vogël dhe të bukur që na intereson dhe që duam ta shohim lart e më lart. Kjo njohje shpërblen punën e të gjithë atyre që e kanë realizuar, por edhe shpërblen qendrën e filmit shqiptar QKK, e cila na dha rastin për të bërë një film me temë universale. Filmi gjithashtu shpërblen Shqipërinë”, tha Adele, vajza e regjisorit Budina, e cila shpreh falënderimet për agjencinë e filmit maqedonas, si dhe për profesionistët shqiptarë, që e kanë nderuar vendin e tyre kudo dhe së fundi në festivalin ndërkombëtar të Salerno.

“Ky çmim për filmin e parë që kam prodhuar më bën krenar dhe me besim të vazhdoj këtë profesion me të gjithë pasionin dhe energjitë e mia.”, është shprehur producentja Adele Budina

Çmimi i filmit “Broken” (Të thyer) është një ndër çmimet e shumta ndërkombëtare për regjisorin e njohur Edmond Budina, por ky vlerësim shkon dhe për kinematografinë shqiptare. Producentja Adele Budina shprehet me falënderime për të gjithë që ndihmuan për filmin.

“Është emocionuese të shohësh njerëzit me lot në sy në fund pas projektimit të filmit në kinema, dhe ky çmim vjen pas shume sakrificave , pas kaq shumë pune e zhgënjimesh. Kam zemrën të mbushur me gëzim, jam e nderuar dhe e lumtur për atin dhe familjen time që janë munduar me shumë sakrifica, si të gjithë emigrantët, për të pasur një jetë sa më dinjitoze në Itali”, shprehet Adele Budina.

“Jam e gëzuar për Shqipërinë, vendi im, dhe për Qendrën Kombëtare të Kinematogarfisë, që na dha mundësinë të realizojmë një film me temë universale. Po ashtu dua të falënderoj dhe Italinë, vendin tim të dytë, me MIBACT (ministria italiane e Kulturës) që më ka mbështetur gjithmonë, po ashtu falënderoj Agjencinë Maqedonase të Filmit që përkrahu “Të Thyer”, gjithë bashkëpunëtorët dhe gjithë stafin”, vijon Budina.

Produenctja tregon se puna me filmin ka pasur synim për të sjellë një prodhim kinematografik sa artistik dhe shoqëror. Në gjithë këto vite nga Festivali i Salernos kanë kaluar emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, këtu filluan hapat e tyre të para Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Salerno arriti këtë vit në edicionin e tij të 72 dhe është një nga më të vjetrit në botë.