Sot, kreu i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo, i kërkoi përmes një letre ministrit Blendi Klosi të mos aprovojë përjektin për ndërtimin e një termocentrali në Korcë,

me argumentet se është shumë pranë zonës së banuar dhe dëmton tokat bujqësore të qytetit.

Në një reagim të menjëhershëm pas letrës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se projekti nuk do të miratohet, pasi e gjitha sipas tij është thjesht një miratim në parim si investim strategjik.

Nuk do të ketë asnjë leje për një investim që nuk përmbush standardet e BE-së, garantoi ministri.

Filo letër ministrit: Mos aprovo TEC-in në Korçë
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i ka dërguar një letër ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ku kundërshton projektin për ndërtimin e një Termocentrali në afërsi të qytetit të Korçës.

“Projekti është i vendosur shumë pranë qytetit dhe në toka të frutshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë Korçë ka qenë i qartë dhe konsistent, që në raportin e përgatitur për Komitetin e Investimeve Strategjike, më 5 dhjetor 2017, ku Bashkia Korcë është shprehur kundër këtij projekti.

Në letrën e tij, Sotiraq Filo thotë se është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që në atë kohë drejtohej nga Niko Peleshi.

Në raport në atë kohë, kjo ministri shkruante: “Fusha e Korçës nga fshati Barc në fshatin Zëmblak, është një nga zonat me intensitetin më të lartë të aktivitetit bujqësor në Shqipëri.

Ndërtimi i këtij projekti do të cënojë funksionalitetin e kësaj infrastrukture, bashkë me veprat e artit. Sa më sipër vlerësojmë se ky projekt nuk mund të ndërtohet në sipërfaqet e projektuara”, shprehet Filo.

Klosi: Zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr
Blendi Klosi ka reaguar publikisht pas letrës së tij duke përgënjeshtruar projektin duke thënë se nuk ka asnjë autorizim e as leje për të. Klosi e quan TEC-in e Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr.

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim”, shkruan Klosi.

Artikulli paraprakNEGATIVËT BËHEN BASHKË NË PROJEKTIN E MADH
Artikulli tjetërSOT MARRIN MANDATIN 6 KANDIDATË TË RINJ NGA PD DHE LSI