ARRESTOHEN DY SHTETAS, PO TRANSPORTONIN 10 KG KANABIS. Më datën 16.10.2014 në oren 00.30 pas një pune të mirëorganizuar të seksionit kundër narkotikëve të DPQ Shkodër në bashkepunim me komisariatin e policisë Shkodër dhe Drejtorinë e Policisë Lezhë u finalizua operacioni “Geshtenja” ku perfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Kristjan Rrahi,  vjec 23, lindur në Temal, Shkodër dhe banues në Torovice, Lezhë, Klisman Rrahi vjec 21, lindur ne Temal, Shkodër dhe banues në Bardhaj, Shkodër, pasi keto shtetas u kapen në flagrancë duke transportuar në automjetin Benz kamjon me targa AA 572 IM te ngarkuar me dru zjarri dy thase të mbushur me 10 kilogram bimë narkotike kanabis sativa në forme boçesh të thara të cilat i kishin fshehur në dy thasë të mbushur me gështenja. Po ashtu gjate kontrollit e baneses së shtetasit Kristjan Rrahi jane gjetur e sekuestruar në cilesine e provës materiale dhe 3 kilogram e 1 gram material bimor i dyshuar si bime narkotike kanabis sativa. Materiali iu referua prokrorisë së rrethit Shkodër, për vepren penale “Prodhim e shitje  e bimeve narkotike” neni 283/2 K.Penal.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/8BvkrW-0upE?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakARTISTËT: PRESIDENCA HARROI MARK KAFTALLIN
Artikulli tjetërISIS, KËRCËNON SERISH