Dy gjykatat speciale të shkallës së parë dhe apelit, për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar,

po ngihen paralelisht me Prokurorinë e Posaçme, ku së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, përbëjnë atë që quhet SPAK, emër i cili po dominon për ditë e më shumë ligjërimin e klasës politike.

Ngritja e SPAK shënon edhe finalizimin e reformës në drejtësi pas pesë vitesh rezistencë, pengesa, grindje, akuza, përpjekje për ta sabotuar dhe angazhim nga SHBA-BE.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, tre ditë para mbylljes së vitit 2018, ka vendosur nisjen e procedurave për formimin e dy gjykatave speciale, duke i paraprirë kësisoj formimit të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas vendimit, të gjithë gjyqtarët aktualë në detyrë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe të Apelit, kanë të drejtë të ushtrojnë përkohësisht detyrën pranë Gjykatës së Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas shkallëve.

Gjyqtarët duhet të plotësojnë vetëm dy kushte: Të shprehin interesin me anë të një kërkese me shkrim drejtuar KLGJ për të ushtruar detyrën pranë gjykatave të posaçme si dhe të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve për vete dhe familjarët.

Pra, të gjithë gjyqtarët e krimeve të rënda janë automatikisht kandidatë për t’u bërë pjesë e dy gjykatave speciale, me kushtin që të shprehin interesin dhe të heqin dorë nga privatësia.

Konkretisht, janë kandidatë potencialë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale të Shkallës së Parë janë
Sandër Simoni, Liljana Baku, Miljana Muça, Etleva Deda, Bib Ndreca, Daniela Shirka, Daniela Shirka, Dritan Hallunaj, Irena Gjoka, Marsela Balili, Ardit Mustafaj, Fran Prendi etj.

Ndërkaq, janë kandidatë potencialë për Gjykatën Speciale të Apelit janë Nertina Kosova, Albana Boksi, Dhimitër Lara, Dhurata Haveri, Gurali Brahimllari, Gjovalin Përnoca, Idriz Mulkurti, Sokol Binaj, Nure Dreni, Saida Dollani dhe Fehmi Petku.

Të gjithë kandidatët potencialë duhet të dorëzojnë privatësinë për t’u bërë pjesë e gjykatave speciale. Krahas shprehjes së interesit, kandidatë duhet të japin pëlqimin me shkrim për kontrollin e vazhdueshëm të pasurisë, për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare si dhe për kontrollin e të gjitha komunikimeve vetjake.

Po ashtu, familjarët e kandidatëve, firmosin një deklaratë, përmes të cilës pranojnë kontrollin periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake.

Gjyqtarët dhe familjarët e tyre duhet të mbajnë vetëm nga një telefon celular, adresë poste elektronike dhe numër telefoni. Para emërimit, ata bien dakord të përdorin vetëm ato numra telefoni dhe adresa poste elektronike.

Ata nuk lejohen të përdorin asnjë formë tjetër komunikimi elektronik. Nëse një gjyqtar special ndryshon numrin e telefonit apo komunikon me një numër apo adresë tjetër elektronike, ndaj tij merren masa deri në largim nga detyra.

Struktura të tjera të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të montojnë në vazhdimësi të gjitha komunikimet dhe lëvizjet në pasuri të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre.

Çdo lëvizje dhe komunikim i dyshimtë raportohet në Prokurorinë e Posaçme. Ky është edhe kushti që mund të stepë gjyqtarët aktualë të krimeve të rënda për t’u bërë pjesë e Gjykatave Speciale.

Sipas vendimit, të gjithë gjyqtarët aktualë në detyrë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe të Apelit, kanë të drejtë të ushtrojnë përkohësisht detyrën pranë Gjykatës së Posaçme.

Dy gjykatat speciale të shkallës së parë dhe apelit, për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, po ngihen paralelisht me Prokurorinë e Posaçme,

Artikulli paraprakDËNOHEN TRE SHQIPTARET KULTIVONIN KANABISIN NË BRITANINË E MADHE
Artikulli tjetërI VJEDH NGA ÇANTA NJË SHUMË PARASH NJË SHTETASI, ARRESTOHET NGA POLICIA