“Shkodra Sport Event” në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Futbollit organizon edicionin e tretë të “Shkodra Summer Cup”, një kampionat që erdhi ndryshe, pasi numri i ekipeve pjesëmarrëse ishte i reduktuar në përputhje me rregullat antiCOVID. Organizatori Jetmir Podgorica thotë se synohet përfshirja e më shumë klubeve nga Shkodra.

Gjithashtu, Podgorica është I sigurtë që në edicionin e radhës do të ketë një rritje edhe më të ndjeshme të nivelit të lojtarëve.

Si shkak i pandemisë, organizmi i kampionatit u bë me numër të reduktuar ekipesh.

Në “Shkodra Summer Cup” morën pjesë kategoritë U-9, U-11, U-13, U-15 dhe U-17 nga qyteti i Shkodrës dhe një ekip nga qyteti i Lezhës.