Bashkim Fino, garues në votimin e fundit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që rikonfirmoi Armand Dukën për mandatin e pestë, e ka apeluar në CAS-in e Lozanës zgjedhjen e këtij të fundit.

Lajmi konfirmohet nga vetë deputeti socialist.Fino ka kërkuar pavlefshmëri absolute për zgjedhjen e Dukës në Kolegjin e Arbitrazhit Sportiv të FIFA-s.

Më herët Fino e kishte akuzuar Dukën se kishte përdorur disa shoqata fantazëm për rizgjedhjen e tij.Për një rast të ngjashëm, si shoqatat në fjalë në Shqipëri, presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, ish-futbollisti legjendar Davor Suker, është shkarkuar nga detyra.

Duka është akuzuar gjithashtu se është edhe një nder sponsorët zyrtarë të ekipit të futbollit Skëndërbeu, i cili është përfshirë së fundmi edhe në një skandal të trukimit të ndeshjeve nga UEFA.